Zidane: “Humbja e Barcelonës? LaLiga është e komplikuar”

Zinedine Zidane, edhe pse nuk e pranon, në konferencë për media u shfaq i qeshur, i lumtur me faktin që të enjten mbrëma dështoi Barcelona, duke e lënë LaLigën edhe më shumë të hapur, ku mund të triumfojnë katër skuadra; Sevilla, Atletico, Barça e Reali.

I pyetur për nëse është i lumtur për humbjen e katalunasve, Zidane u përgjigj: “Jo, LaLiga gjithmonë është e komplikuar, do të jetë deri në fund”.

“Nuk gëzohem për humbjet e rivalëve, duhet të shikojmë punën tonë, e duam këtë Ligë dhe do të tentojmë për të deri në fund. Duke mos mendua për fundin, nesër kemi një ndeshje dhe jemi të koncentruar në atë”.

Të shtunën Reali do të përballet me Osasunën.