“Zidane gaboi në gjithçka”

Pedja Mijatovic, ish lojtari i Real Madridit, e ka fajësuar Zinedine Zidane për eliminimin e Real Madridit nga Liga e Kampionëve.

Ai ka deklaruar për “Cadena Ser” se Chelsea ishte superior në gjithçka sonte në fitoren 2-0 në “Stamford Bridge” dhe fajtori për këtë, është Zidane.

“Chelsea ishte superior në gjithçka, intensitet, ritëm, krijim të rasteve. Na pëlqen Zidane dhe ka dhënë shumë gjëra për Realin, por sonte ka gabuar në gjithçka”, u shpreh ai.

Pedja Mijatovic, fitues i Champions Leagues me Reali, iu referua skemës 3-5-2, vendosjes së Vinicius mbrojtës i djathtë e Asensios mbrojtës i majtë dhe disa detajeve tjera të vogla që quan në superioritetin e Chelseat.