Zidane flet pas përformancës tjetër zhgënjyese të Hazard

Zinedine Zidane këmbënguli se forma e Eden Hazard nuk është asgjë për t’u shqetësuar pasi belgu bëri një paraqitje zhgënjyese në fitoren 0-1 të Real Madridit ndaj Galatasaray në Ligën e Kampionëve.

Përshtatja e Hazardit me jetën në Madrid nuk ka qenë aq e qetë sa të dy palët do të shpresonin pas lëvizjes së tij nga Chelsea në para-sezon.

Ndërsa çështjet e fizikut me siguri kanë pasur një ndikim, përformancat e Hazard kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe ai ka arritur vetëm një gol në shtatë paraqitje në të gjitha garat.

Për t’i vështirësuar edhe më shumë gjërat, 28-vjeçari huqi portën e zbrazët pa portier duke goditur transverzalën – por tekniku francez nuk është i shqetësuar.

“Nuk më shqetëson mua”, tha Zidane. “Ai është më i mirë dhe ai do të përmirësohet më shumë”.

“Gjëja e rëndësishme është që ai vazhdon të ketë shanse, sepse ai do t’i shënojë ato”.

loading…