Hulumtimet që shpërfaqeshin punësimet mbi baza familjare e partiake në Korporatën Energjetike të Kosovës, të cilat janë publikuar në media që nga e premtja e javës së kaluar, duket se e kanë mërzitur xhaxhin e Konjufcës.
“Kauza e opozitës, portaleve dhe tv-e zibidi!”, ka shkruar Rabit Konjufca.
Ai përpos familjar i kryetarit të parlamentit është edhe këshilltar politik i ministrit të mbrojtjes Armend Mehaj.
Rabit Konjufca ka qenë edhe vet protagonist i artikujve të mediave.
Punësimi i tij te Mehaj është kritikuar shumë nga mediat si veprim mbi baza nepotiste.
Demokracia.com ka raportuar se rreth 40 persona nga ata që u punësuan së fundmi në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë lidhje familjare me të tjerët që mbajnë pozita në këtë ndërmarrje, shumica e të cilëve janë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.







