RMV

Ziadin Sela do të futet në koalicion me Ali Ahmetin dhe Frontin Europian

Ziadin Sela pas mbajtjes së Kuvendit Qendror tha partia që drejton ai do t’i bashkohet Fronit Evropian

“Në bazë të ofertës që e parashtrova para Kuvendit Qendror dhe duke shpjeguar mundësitë e ASH-së në këtë situatë, Kuvendi Qendror i ASH-së i tha po ofertës për t’u bërë pjesë e “Frontit Evropian””, tha Sela.

Ai shtoi se arsyeja e këtij koalicionimi është anëtarësimi sa më i shpejtë i Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi të gatshëm ashtu si në të kaluarën edhe tash, të mos i ikim përgjegjësisë dhe Aleanca për Shqiptarët të jetë faktor, ashtu siç ka qenë në të kaluarën”, tha Sela.

Sela po ashtu theksoi se për shef Shtabi Zgjedhor, Kuvendi Qendror ka caktuar Tiron Jahjagën, zv.ministrin aktual të Mbrojtjes.

VIDEO BONUS: