Deputetja britanike

Zhvillimet në veri| Kearns: Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit

Deputetja britanike Alicia Kearns, ka thënë se ka shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar.

Por sipas saj, mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit.

Përmes një postimi në platformën X, deputetja Kearns është shprehur se llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj Serbi-Kosovë.

“Shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar, por mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit, kështu që llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj Serbi-Kosovë”, ka shkruar ajo.