Zhvillime të reja rreth dialogut: Kuvendi njofton se nesër mblidhet Kryesia

Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër në ora 10:00 do të mblidhet Kryesia.

Në komunikatë më tutje thuhet se 42 deputetë kanë kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e projekt rezolutës për dialogun.

Në rend të ditës është “kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.