Zhvillime të reja nga termocentrali bërthamor në Ukrainë, forcat ruse kanë ndaluar internetin

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, thotë se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga raportet se centrali bërthamor i Zaporizhzhia tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që e pushtuan atë javën e kaluar.

Disa rrjete celulare dhe interneti janë fikur nga ushtria ruse, dhe kjo e bën shumë të vështirë komunikimin midis rregullatorit ukrainas dhe stafit në një kohë që duhet të ketë komunikime të besueshme dhe të vazhdueshme.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për këto zhvillime që më raportuan sot. Vetëm pak ditë pasi paraqita shtatë elementet kryesore të sigurisë dhe sigurinë bërthamore në Bordin e IAEA-s, disa prej tyre tashmë janë duke u kompromentuar. Për të qenë në gjendje të operojnë impiantin në mënyrë të sigurt, menaxhmenti dhe stafi duhet të lejohen të kryejnë detyrat e tyre jetike në kushte të qëndrueshme pa ndërhyrje ose presion të jashtëm të panevojshëm”, tha Grossi, raporton CNN.

Ai shtoi se situata e përkeqësuar në lidhje me me komunikimin midis rregullatorit dhe NPP-së në këtë termocentral bërthamore është poashtu një burim shqetësimi i thellë.

“Veçanërisht gjatë një lufte që mund të rrezikojë objektet bërthamore të vendit në çdo kohë. Komunikimet e besueshme sipas rregullatorit dhe operatorit janë një pjesë kritike e sigurisë dhe sigurisë së përgjithshme bërthamore”, tha ai.

Ndryshe pak më parë është raportuar se termocentrali bërthamore i Zaporizhzhia-s është tani nën urdhrat e komandantit të forcave ruse, të cilët morët kontrollin e vendit javën e kaluar.