Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion para objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë deh Zhvillimit Rural.
Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet që sa më shpejtë të ndërhyjë duke ndihmuar bujqit me subvencione.
“E kemi sjell plugun sot këtu për me i tregu Qeverisë së Kosovës më saktësisht Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që për bujqit e këtij vendi, sot nuk ka llogari me mbjell toka në Kosovë. E dimë që në kohë krizash edhe kur janë ato ndërkombëtare, qeveritë vendore janë këtu me i shpërnda ato kriza apo me e zhvendos barrën e asaj krize në mënyrë të barabartë apo me e lehtësu atë krizë”, ka thënë ai.

Anëtarët e PSD-së të cilët ishin të pranishëm kanë publikuar edhe disa të dhëna lidhur me koston e mbjelljes për një hektar grurë.
Sipas tyre, kostoja e mbjelljes për fara, pleh artificial vjeshtë, pleh artificial pranverë dhe për naftë janë rritur në vitin 2022 krahasuar me vitin e kaluar.
Poashtu gjatë aksionit, anëtarët e PSD-së vendosën edhe një plug para objektit të Ministrisë së Bujqësisë
E gjatë këtij aksioni para ministrisë kishte edhe zyrtarë të shumtë policorë.








