Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar sonte në telefon me ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell.
Sipas mediave serbe, ata kanë biseduar për situatën në rajon, me theks të veçantë për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Vuçiq dhe Mitchell kanë diskutuar për mënyrat e mundshme të tejkalimit të bllokadës së dialogur pas vendosjes së taksës nga Kosova për mallrat serbe”, thuhet në njoftimin e kabintetit të presidentit serb, transmeton Ballkani.info.
Zyrtari amerikan ka thënë se pret që Kosova ta heqë taksën për mallrat serbe dhe të krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut në Bruksel.
“Presidenti Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme që në momentin e heqjes së taksës, të vazhdojë dialogun”, thekson komunikata.
Kjo bisedë vije në të njëjtën ditë kur këshilltari i presidentit Trump, John Bolton ka biseduar në telefon me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj pikërisht për heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut.
Të kujtojmë se sonte për më shumë se dy orë e gjysmë, krerët e koalicionit qeveritar kanë biseduar për taksën dhe dialogun, ndërsa burime të Ballkani.info kanë thënë se taksa pritet të pezullohet së shpejti. /Ballkani.info/






