Pejë

Zhvarrosin dhe rivarrosin një person, ngrihet aktakuzë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër M.A. dhe F.H. për vepër penale dëmtim i varreve apo kufomave.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.A. si kryetar i KBI-Pejë, në kundërshtim me rregulloren komunale mbi varrezat, i jep urdhër dëshmitarit I.A. për zhvarrimin dhe rivarrimin e të ndjerit T.G. ashtu që i njëjti në prezencën e të pandehurit F.H. sekretar i KBI-së në Pejë, bën zhvarrosjen dhe rivarrosjen pa i përfillur procedurat përkatëse administrative.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit.