Zhgenjyese: Asfaltohet vetëm një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza”, banorët të revoltuar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata e ndërtimit të rrugës “Muharrem Fejza” në vlerë prej 701 mijë euro me gjërësi të plotë dhe trotuare.

“Pas muajve të tërë në OSHP, sot e nënshkruam kontratën e rindërtimit të Rrugës Muharrem Fejza sipas Planit rregullativ me gjërësi të plotë dhe trotuare sipas standardeve. Kontrata është fituar nga kompania Rahovica në vlerë prej 701 mijë eurosh”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë nga 2 mijë e 200 rrugë në Prishtinë nuk ka rrugë më të rëndësishme se kjo për t’u investuar.

Pas kësaj informate që e dha Shpend Ahmeti dje, banorët e lagjes mbajtën shpresa se kjo rrugë do të asfaltohet ashtu siç kishte thënë Kryetari. Por, sot ata janë tërësisht të revoltuar dhe të zhgenjyer sepse janë duke e asfaltuar vetëm një pjesë të saj, shkruan Ballkani.info

Kjo foto është bërë nga banorë të ksaj lagje.