Skuadra e Llapit ka zhgënjyer prapë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ndërsa tash edhe më keq.

Futbollistët e Tahir Batatinës janë ndalur në barazim 1:1 nga skuadra e fundit në tabelë Fushë Kosova, shkruan Ballkani.info.

Llapi ka bërë presion gjatë gjithë ndeshjes por nuk ia ka dal madje në minutat e fundit ka pasur mundësi edhe përmes penalltisë të shënojë por dështojë, duke e marrë kështu një barazim zhgënjyes.

Në barazim 2:2 është mbyllur edhe ndeshja tjetër e ditës së sotme në Albi Mall Superligë ndërmjet Lirisë e Dukagjinit e zhvilluar në Prizren. /Ballkani.info