Zhgënjejnë doktorët e “famshëm” në asamblenë e Skënderajt: “Çele guri gojën kurrë”

Pa dyshim që ndër prurjet me çka ishte krenuar PDK në Skenderaj ishtë futja në listë e profesionistëve shëndetësor, respektivisht të mjekëve dhe infermierëve të kësaj komune.

Ky veprim i PDK-së siç duket dha edhe rezultatin e duhur, pasi që shumica e tyre siguruan ulëse në Asamblenë Komunale të Skënderajt, përveç Istref Bajraktarit dhe drejtorit aktual të QKMF-së, të cilët nuk morrën votat e mjaftueshme.

Në mesin e atyre qe siguruan ulëse në Asamble janë edhe doktorët mjaft në zë në profesion, Ragip Durimishi (Dentist) dhe Amir Sejdiu (Urolog) që u radhitën ndër më të votuarit në listën e PDK , nga të cilët opinioni ka pritur shumë; sidomos që të kontribuojnë në sferën e shëndetësisë.

Deri sot ata kanë zhgënjyer në këtë drejtim, lëre që nuk kanë qenë pjesë e ndonjë nisme në këtë sferë por as detyrën e marrë si asamblist nuk janë duke e arsyetuar.

Të dy këta profesionistë në asamble nuk dihet nëse kanë folur ndonjëherë.