Zhegrova zgjidhet lojtari më i mirë i javës në Zvicër, pas paraqitjes mahnitës kundër Sionit

Edon Zhegrova është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së dytë të Superligës së Zvicrës, pas një paraqitjeje të shkëlqyeshme në fitoren e Baselit kundër Sionit në fundjavë.

Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrova e shënoi golin e parë të sezonit në ligën elitare zvicerane dhe i dhuroi edhe dy asiste për t’i ndihmuar Baselit ta dërrmojë 6:1 Sionin në St. Jakob-Park të dielën, raporton Gazeta Express.

Liga e Futbollit e Zvicrës e zgjodhi prishtinasin më të mirin e javës së dytë në futbollin elitar në vendin helvetik.

“Çfarë paraqitje nga Egon Zhegrova në javën e dytë – fuqishëm!” shkroi faqja zyrtare e ligës zvicerane të mërkurën, në njoftimin se kosovari u zgjodh lojtari i javës.