Zhegrova pritet të debutojë sot te Lille

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova pritet të debutojë sot te skuadra e Lilles në kampionatin francez.

Zhegrova që iu bashkua kampionëve të Francës ditë më parë, nuk pati mundësi të luajë në sfidën e javës së kaluar ndaj Marseilles ani pse ishte përfshirë në skuadër.

Ai nuk mundi të regjistrohet me kohë në Federatën franceze ndërsa tash pretendohet se gjithçka ka përfunduar dhe Zhegrova ka të drejtë loje.

Lille para tifozëve të vetë sonte nga ora 19:00 ndeshet me Lorientin.