Zhegrova nr.1 për driblime në Superligën e Zvicrës

Edicioni 2020/2021 në Superligën e Zvicrës në futboll ka përfunduar, ndërsa gazeta Blick të hënën ka publikuar të dhëna të ndryshme statistikore.

Në bashkëpunim me “SofaScore”, Blick ka publikar të dhëna interesante nga 36 xhirot e elitës “helvetike”.

Të dhënat statistikore dëshmojnë se kosovari Edon Zhegrova është dribluesi më i mirë në Superligën e Zvicrës.

“Super dribluesi i ligës? Edon Zhegrova, me dallim të madh. Ylli i Baselit ka dribluar me sukses në 99 raste. Numri 2: Lojtari i krahut i Young Boysit, Nicolkas Ngamaleu me 64 driblime të suksesshme”, ka shkruar Blick të hënën mbrëma.

Lojtari më i fauluar është bashkëlojtari i Zhegrovës te Baseli, Pajtim Kasami. Ai është fauluar plot 83 herë. Edhe në disa kategori tjera Kasami është lart në listë.