Futbollisti kosovar njihet për ekzibicionet e tij gjatë stërvitjeve, por edhe ndeshjeve Edon Zhegrova është rritur duke luajtur futboll.
Futbollisti kosovar e ka postuar një fotografi, së cilës ia ka përcjellë një mbishkrim: “E dua këtë sport”.
Ndërkohë, mesfushori ofanziv i Përfaqësueses së Kosovës shihet me topin në kokë.
Ai njihet si një futbollist që bën ekzibicione dhe shpesh ka ditur ta ngrisë tërë stadiumin në këmbë me driblimet e tij teksa i përfaqësonte “Dardanët” në Ligën e Kombeve, por edhe në ndeshjet miqësore që i zhvilloi në vitin 2018.
Përndryshe, mesfushori i krahut të djathtë është duke e zhvilluar fazën përgatitore me Genkun në një vend bregdetar.








