Zhduket një vajzë në Fushë-Kosovë, nëna e saj ka 5 ditë që po e kërkon

Një nënë nga Fushë-Kosova është në kërkim të vajzës së saj tash e pesë ditë.

Ajo u ka thënë hetuesve policorë që e bija e saj ka dalë nga shtëpia të enjten e javës së kaluar dhe nuk është kthyer më.

Që nga ajo ditë, kjo nënë nuk ka asnjë informacion për fatin e të bijës.

Policia ka hapur rast dhe ka nisur hetimet për gjetjen e saj.