Zhduket një i mitur në Prishtinë, rasti paraqitet në Policinë e Kosovës

Një djalë i mitur që nga e diela është larguar nga shtëpia e tij dhe më nuk është kthyer.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në rrugën “Llapi” në Prishtinë, një i mitur është larguar nga shtëpia e tij dhe më nuk është kthyer, përcjell Ballkani.info.

Siç bëhet e ditur, një ditë pas largimit të tij nga shtëpia, babai i tij e ka paraqitur rastin në polici.

Që nga dita e diel nuk dihet për vendndodhjen e të miturit. /Ballkani.info