Është lajmëruar si person i zhdukur me foshnjën gjashtë-muajshe në Skenderaj.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se për zhdukjen e saj ka njoftuar kunati.
“PERSON I ZHDUKUR/Fsh.Marinë-Skenderaj, 04.10.2023-09:30. Më datë 05.10.2023 në stacion te policisë është paraqitur ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas ankuesit deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet. Njësitet policore janë duke hetuar rastin./Ballkani.info







