Zhdukje

Zhduket një e mitur në rrugën Lipjan-Konjuh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës

Një vajzë e mitur në Lipjan me inicialet E.K është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj, të cilët kërkojnë ndihmë për gjetjen e vajzës së tyre.

Babai i vajzës ka deklaruar se ajo ka dalë nga shtëpia mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën Lipjan-Konjuh, dhe nuk është kthyer në shtëpi, ka deklaruar ai për Klankosova.tv

Numrat që mund t’i kontaktoni për rastin në fjalë janë të familjarëve:

+383 44 531 406;

+383 48 311 114.