Policia

Zhduket një 15-vjeçare në Tiranë

Një tjetër minorene është zhdukur nga banesa e saj në Tiranë.

Ngjarjen e denoncon nëna e saj, e cila kërkon ndihmën e Policisë për gjetjen e vajzës.

Nga ana e saj , Policia bën të ditur se, po punohet për gjetjen e saj.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 11. 10. 2018, shtetësia E. U., vjeçe 35, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 10. 08. 2018, i është larguar nga banesa vajza e mitur A. U., vjeçe 15. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë./syri.net