Zhduket në Oqeanin Atlantik anija me turistë në të, ishin nisur për të parë rrënojat e Titanikut

Një zhytëse turistike e përdorur për të çuar njerëzit për të parë rrënojat e Titanikut është zhdukur në Oqeanin Atlantik.

OceanGate Expeditions, një kompani që vendos zhytëset për ekspedita në det të thellë, konfirmoi se një nga zhytëset e saj ishte zhdukur.

Kompania tha në një deklaratë se ishte duke eksploruar opsione për të rikthyer ekuipazhin në mënyrë të sigurt dhe se kishte marrë ndihmë nga disa agjenci qeveritare në këtë proces.

Nuk është e qartë se sa njerëz ishin në bord në atë kohë, por zhytësja ka një kapacitet prej pesë personash në bord (një pilot dhe katër të ftuar).

Rojet bregdetare po kërkojnë për anijen në Oqeanin Atlantik dhe Ministria e Mbrojtjes ka thënë se po vazhdon të “monitorojë incidentin”, përcjell Klankosova.tv

Dallimi kryesor midis një zhytëse dhe një nëndetëse, është se e para ka nevojë për një anije amë që mund ta lëshojë dhe rikuperojë atë, ndërsa një nëndetëse ka fuqi të mjaftueshme për të lënë portin dhe për t’i kthyer në port nën fuqinë e saj.

Anija funksionon duke dërguar një mesazh çdo 15 minuta për t’u sinjalizuar atyre që janë në breg se është i sigurt, megjithatë Sky Neës kupton se ato sinjale nuk janë dëgjuar nga kjo anije për më shumë se shtatë orë.

Titaniku u mbyt në Atlantik më 15 prill 1912 gjatë udhëtimit të tij të parë nga Southampton në Nju Jork pasi goditi një ajsberg, ku mbetën të vdekur rreth 1500 njerëz.