Zharku në Infrastrukturë, Abdixhiku në Financa, ndërsa Veliu kthehet në MPB

Ish ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku pritet të kthehet në ministrinë të cilën e drejtoi në Qeverinë Mustafa.

Burime të gazetës Reporteri bëjnë të ditur që ministri aktual në deyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku pritet të kalojë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, ndërsa zëvendësimin e tij do ta bëjë Lutfi Zharku.

Kujtojmë që ai ishte emër i përfolur për drejtimin e kësaj ministrie edhe në kohën kur Vetëvendosje negocionte me LDK-në, por në fund u tërhoq.

Ndërsa Agim Veliu, pritet të kthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, te cilën e drejtori deri në shkarkimin që i bëri Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Po ashtu, LDK pritet ta marrë Ministrinë e Shëndëtësisë, ndërsa të jap Ministrinë e Arsimit.

Ministrja në detyrë e arsimit, Hykmete Bajrami prite të marr postin e Zëvendës Kryeministres, ndërsa ne shëndetësi LDK do të sjellë kandidatin për deputet, Valbon Krasniqin, i cili është infektolog.

Ministria e Kulturës nuk do të preket, Vlora Dumoshi do të mbetet në drejtimin e kësaj ministrie, por fatin e njejte nuk pritet ta ketë Besian Mustafa, ministër në detyrë i Bujqësisë, të cilin pritet ta zëvendësojë Armend Zemaj.

Vlen të theksohet se këta emra janë duke u diskutuar aktualisht në Kryesinë e LDK-së, por ende nuk e kanë marrë miratimin final.