PSD

Zgjim Hyseni: Nuk e shohë as një indikacion për zgjedhje

Anëtari i Partisë Social Demokrate (PSD), Zgjim Hyseni, në një intervistë për Ballkani.info ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në vitin e ardhshëm është një propagandë e partive opozitare në vend.

Ai ka treguar se nuk sheh asnjë indikacion që me u mbajtur zgjedhjet këtë viti sepse të gjitha marrëveshjet e arritura do të zbatohen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Unë nuk e shohë as një indikacion për zgjedhje. Këto llafe për zgjedhje janë pjesë e propagandës së partive opozitare që duan të mbajnë njerëzit me shpresë që mas po ndodhin zgjedhjet dhe mas po ndodhë naj sen. Dhe ka me pasur zbatimi të marrëveshjes dhe nuk ka me pasur zgjedhje dhe nuk ka asnjë arsyeje për me pasur zgjedhje në Kosovë”.

“Sepse zgjedhjet e nënkuptojnë një shkak pse duhen mu mbajt. Procesi i dialogut po shkon dhe drejtë zbatimit të marrëveshjes, ka me pasur zbatim të marrëveshjes së Asociacionit dhe nuk ka me pasur zgjedhje. Po më doket shumë hipotetike me diskutuar se kush merr pjesë apo qysh ndodhë nuk ka me pasur zgjedhje sepse ka me pasur zbatim të marrëveshjes. Kurti i ka harxhuar kreditë për me bë ndonjë veprim në proces të dialogut”, ka thënë ai.

Hyseni ka treguar se nëse mban zgjedhjet siç po flitet në mars të vitit 2024-të, PSD do të hyjnë garës por nuk ka treguar se me cilën parti do të bëjë koalicion parazgjedhor.

“Nëse ne kemi me marrë pjesë në zgjedhje mundemi me ditë kur ka proces zgjedhur. Ne duam me marrë pjesë në zgjedhje për shkak se ne besojmë që Kosovës i duhet një opozitë qysh tenton me bë PSD-ja. Mirëpo vendimet se qysh dhe tek nuk mundemi me i thënë tash”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për sondazhet e fundit të cilat janë bërë nga UBO Consulting.

“Ne matje nuk kemi mirëpo një fakt mundemi me e konfirmuar se kjo vërehet në muhabet me njerëz disponimin i njerëzve është i tillë që Kosova është sovrane në veri dhe nëse kjo përcillet me mungesë të Asociacionit. Nëse zbatohet Asociacioni aty ka autonomi përtej dokumenteve të mëhershme. Unë besoj që kuptimi që kanë me marrë ngjarjet edhe karshi dispononimit aktual për zgjedhje ka të bëjë me këtë proces”, ka thënë ai.