Sipas ish diplomatit tash profesorit dhe analistit të njohur, Blerim Reka, në vitin 2019, Kosova, do hyjë, në dy procese paralele sfiduese: përfundimin e negociatave me Serbinë dhe fillimin e përballjes me Gjykatën Speciale.

“Në të dyjat, roli i SHBA do të jetë vendimtar. Pas 7 vitesh shterpe të eksperimentimit me neutralitetin asimetrik të “Dialogut të Brukselit”; çështja e fundit e hapur në rajon, do mbyllet me një “Kemp Dejvid Ballkanik””, thotë ai, shkruan Ballkani.info.

Marrëveshja e Uashingtonit, sipas Rekës, pastaj do hap dyert e Kosovës në OKB: me koncesione diplomatike ndaj Rusisë, (Krimea) dhe Kinës, (Tajvani).

Marrëveshja që po përmendet është ajo e modelit Egjiptiano-Izraelit e vitit 1978 e nënshkruar aso kohe pikërisht në “Kemp Dejvid” të SHBA-ve.

të kujtojmë se presidenti Donald Trump në letrën dërguar presidentit Thaçi ka thënë se pret marrëveshje të shpejt Kosovë-Serbi, si dhe për këtë do t’i pres në Shtëpinë e Bardhe, Thaçin dhe Vuçiqin. /Ballkani.info/