Ambasadori amerikan

Zgjedhjet serbe, Hill: Ambasada e ShBA-së ka 14 ekipe vëzhguesish

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka 14 ekipe vëzhguesish të angazhuar në monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit.

Hill duke folur para gazetarëve gjatë vizitës së tij në një nga qendrat e votimit atje, tha se është i kënaqur me numrin e vëzhguesve të huaj që po monitorojnë këto zgjedhjeve, për çka tha se janë mbi 5 mijë e 800 të tillë.

Ambasada e ShBA-së, tha ai, ka 14 ekipe dhe se edhe vetë është pjesë e njërës prej tyre, siç e citoi Danas.