Zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 26 prill

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, do të mbahen më 26 prill.

Vendimi është marrë të mërkurën nga presidenti i këtij vendi, Alleksandar Vuçiq.

“Të nderuar qytetarë të Serbisë, sapo kam nënshkruar vendimin për zgjedhje. Ato do të mbahen më 26 prill të këtij viti. Gjithë pjesëmarrësve u dëshiroj sukses”, ka thënë Vuçiq.

Parlamenti i Serbisë ka 250 deputetë. Zgjedhjet e kaluara janë mbajtur më 24 prill 2016.

Më herët, për 26 prill është vendosur të mbahen edhe zgjedhjet lokale në Serbi.