Zgjedhjet/ Nis votimi në Vorë, 100% elektronik

Votimi në zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e Vorës do të jetë elektronik.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi duke folur për zgjedhjen e pjesshme që po zhvillohen sot më 6 mars për gjashtë bashkitë e vendit tha se” votimi elektronik është 100% i sigurt”.

“E them me siguri që nuk do të ketë asnjë problem lidhur me procesin e votimit në Vorë. Në Vorë do të votohet nëpërmjet sistemit elektronik të votimin, që administrohet nga persona të autorizuar”, tha Celibashi.

Në zgjedhjet e 25 Prillit në Njësinë Nr. 10 në kryeqytet ku u votua dhe u numërua elektronikisht. Në më pak se 1 orë u mësua rezultati përfundimtar ndërkohë kur u rikontrollua rezultoi të mos kishte parregullsi as në votim dhe as në numërimin e votave.