Zgjedhjet në Shqipëri: PS kryeson me 48,77% në rang kombëtar, mbyllet numërimi në disa bashki

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin.

Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 353,274, e pasuar nga PD-AN me 283,180 vota. LSI deri më tani ka marrë 50,623 vota, kurse PSD 15,494. Nisma

Thurje deri më tani ka 4,478 vota, kurse Lëvizja Vetëvendosje me në krye Boiken Abazin 2,642 vota.

PS ka siguruar 76 mandate deri tani, pasohet nga PD me 57, LSI 5 dhe PSD 2.

Deri më tani PS kryeson në 9 qarqe, madje ka arritur të jetë e para edhe në Dibër, qark me përfaqësues kryesisht demokratë.

Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 2633.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

Kryekomisioneri IIlirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve, nërsa në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.