Mandati

Zgjedhjet në Shqipëri, ky është rezultati i fundit për Tiranën

Erion Veliaj është pranë një mandati të dytë në Tiranë.

Dje qytetarët e Shqipërsië në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve.

Procesi i numërimit të votave vazhdoi gjatë gjithë natës pa pasur probleme.

Erion Veliaj është pranë një mandati të dytë. Deri më tani për Bashkinë e Tiranës janë numëruar 395 kuti votimi nga 919 që janë në total, raporton “Top Channel”.

Nga votat e numëruara deri tani, Veliaj ka marrë 64613 vota, ndërsa kundërshtari i tij, Arben Skenderaj mori 4253 vota.

Veliaj është shkëputur ndjeshëm ndaj rivalit të tij.