Zgjedhjet në Shqipëri dhe fituesin e tyre po duket që e percakton partia e Ilir Metës

Sipas shumë sondazheve vendore e ndërkombëtare, këto zgjedhje karakterizohen me një garë të ngushtë për të parin, ndërmjet PS dhe PD me një diferencë tejet të vogël në përqindje.

Sipas sondazheve të fundit, pritet që prapë partia e Ilir Metës të jetë përcaktuese e qeverisë së ardhshme.

Sot në krye të kësaj partie është Monika Kryemadhi, që njihet për energji dhe vendosmeri ne opozitarizëm tash e sa vite, dhe njëjta arriti ta konsilidojë këtë parti, ku siç duket do të fitojë numër dyshifror të deputetëve në këto zgjedhje që do mbahen neser.

Gjatë këtyre ditëve, edhe pse në postin e presidentit, Meta nuk e kurseu aspak qeverinë Rama me akuza dhe denoncime publike per shumë mangësi në qeverisje.

Koalicioni Basha-Kryemadhi tashmë kanë shumë gjasa të jenë me një këmbë mbrenda qeverisë. E tëra që mbetet të shihet është se a do ketë zgjedhje të lira siç po kërkojnë edhe faktorët ndërkombetare.