Zgjedhjet në Podujevë mund të anulohen, nëse rriten rastet me koronavirus

Zgjedhjet në komunën e Podujevës mund të anulohen, nëse vazhdon rritja e rasteve me koronavirus dhe përkeqësohet situata.

Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili në Rubikon tha se do të nxjerrin disa rekomandime për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.

Ai tha se në rast nëse do të ketë përkeqësim të situatës me COVID-19, zgjedhjet do të mund të anulohen.

“Do të nxjerrim disa rekomandime për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicën e Veriut. Nëse kemi ndonjë përkeqësim të situatës, zgjedhjet munden me u analu, munden me u shty”, tha Zemaj në Rubikon.

Kujtojmë se zgjedhjet në Podujevë parashihet të mbahen më 29 nëntor.