Dimitar Kovaçevski

​Zgjedhjet në Maqedoni, Kovaçevski: LSDM mori goditje të rëndë

Lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski ka reaguar pasi kjo parti ka humbur në zgjedhjet e sotme parlamentare dhe raundin e dytë të garës presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Ai në një konferencë për media se LSDM-së i është dhënë një goditje e rëndë nga qytetarët, anëtarësia dhe simpatizantët e partisë.

Kovaçevski bëri thirrje për analizë të menjëhershme të partisë dhe mbajtjen e kongresit raportues me qëllim të konsolidimit të plotë të gjithë partisë.

Nga 87.64 për qind e votave të numëruara, LSDM ka marrë 131.047 vota ose 14.96 vota, të cilat i sigurojnë për momentin 19 ulëse.

Kandidati për president Stevo Pendarovski ka fituar deri më tash 29.28 për qind të votave, ndërsa Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE 64.89 për qind të votave duke i siguruar kështu fitore kësaj të fundit për shkak të diferencës së madhe në vota – 269 mijë e 984.