U raportua se zgjedhjet janë shpallur në kundërshtim me Kushtetutën, reagojnë nga zyra e Vjosa Osmanit

Pas raportimeve se u.d. Presidentja Vjosa Osmani, ka shpallur zgjedhjet në kundërshtim me Kushtetutën, kanë reaguar nga Presidenca, shkruan Ballkani.info.

Këshilltari i Vjosa Osmanit, Artan Murati ka thënë se artikulli në media është i pasaktë, gjersa ka sqaruar mënyrën sesi është shpërndarë legjislatura e shtatë.

“Një portal e paska publikuar një lajm kinse u.d. Presidentja ka shpallur zgjedhjet pa e shpërnda Kuvendin, e kështu e paska shkelë Kushtetutën. Ky artikull është i plotësisht i pasaktë.

Fillimisht, është nxjerrë Dekreti 03/2021 përmes së cilit është shpërndarë legjislatura e shtatë. Ky Dekret mbanë numrin e protokolit 12/2021, datë 6 janar 2021. I njëjti i është dërguar Kuvendit.

Më pas, është nxjerrë Vendimi 02/2021, përmes së cilit janë shpallur zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ky Vendim mbanë numrin e protokolit 13/2021, datë 6 janar 2021.

Poashtu, Dekreti edhe Vendimi janë dy lloje të ndryshme të akteve. Të flitet për kushtetutshmëri e të bëhen këso gabime, shumë keq”, ka shkruar Murati në Facebook./Ballkani.info./