Michael Roth

“Zgjedhjet duhet të përsëriten, Vuçiq kërcënon paqen në Ballkan”: Gjermanët nuk dorëzohen, kërkojnë reagim për vjedhjen e votave në Serbi

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut Gjerman dhe anëtari i Komisionit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SDP), Michael Roth, ka shkruar në rrjetin social X se banalizimi i aktualitetit në Serbi nuk duhet të vazhdojë dhe se zgjedhjet duhet të përsëriten.

Pas kritikave të drejtuara nga i gjithë establishmenti gjerman për zgjedhjet e mbajtura, pra për të gjitha parregullsitë që u vunë re gjatë ditës së zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore, Michael Roth, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut Gjerman, njoftoi në faqen e tij “llogaria X”.

Krahas tekstit të autorit të Dragan Gjilas për “Politico”, i cili i kushtohet ngjarjeve paszgjedhore në Serbi, ai ka lënë edhe komentin e tij, transmeton Ballkani.info.

“Është krejtësisht e pabesueshme që vazhdon banalizimi i ngjarjeve në Serbi. Zgjedhjet duhet të shqyrtohen dhe më pas të përsëriten. Regjimi në Serbi duhet të ndalojë politikën balancuese mes Perëndimit dhe Rusisë. Vuçiq kërcënon paqen në Ballkan”, ka shkruar Roth.

Në prag të zgjedhjeve të sivjetshme në Serbi, ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analeni Berbock tha se “po shikojmë me kujdes”.

Dhe kështu do të ndodhte. Ata ndoqën me kujdes, sidomos ditën e zgjedhjeve, dhe notat e atyre zgjedhjeve nuk ishin më të lartat, siç do të kishte dashur “studentja më e mirë e drejtësisë”. Në vend të urimeve për fitoren bindëse dhe absolute, siç e quan Vuçiq, kritika erdhi nga i gjithë koalicioni qeverisës në Gjermani.

Para së gjithash nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. “Serbia votoi, por OSBE dhe ODIHR raportojnë keqpërdorim të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave. Kjo është e papranueshme për një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, pati thënë MPJ-ja gjermane.

Socialdemokratët e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, u shprehën më të ashpër, duke thënë se duhej kryer një hetim.

“Vjedhja e votave, ryshfeti dhe korrupsioni nuk duhet të lejohen në një botë demokratike. Serbët meritojnë drejtësi dhe demokraci, jo procese të rreme zgjedhore me dhunë dhe polarizim”, theksuan socialdemokratët.

Për shkak të parregullsive zgjedhore, më i ashpër ishte Thomas Hakre nga Partia e Lirë Demokratike e Gjermanisë (FDP), i cili tha se do të mund të shqyrtohej qëndrimi për negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Për çfarë po proteston opozita në Serbi?