RMV

Zgjedhja e Talat Xhaferit kryeministër i Maqedonisë së Veriut – nesër bëhet pranim-dorëzimi i detyrës

Për herë të parë në histori, në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të ndodhë një ngjarje e rëndësishme. Talat Xhaferi, shqiptar i parë, do të marrë detyrën e kryeministrit në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së tij, duke zëvendësuar Dimitar Kovaçevskin.

Talat Xhaferi do të udhëheq qeverinë teknike deri në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë planifikuar të mbahen më 8 maj.

Më shumë kontekst:

Talat Xhaferi edhe zyrtarisht është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Zgjedhja e tij është bërë në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë, ku u votua për një qeveri teknike.

Xhaferi mori votat e 65 deptuetëve, abstenim ishin 0 vota, kundër 3 deputetë.

Zgjedhjen e tij e kundërshtuan nga VMRO-DPMNE, dhe opozita shqiptare.

Deputetë të opozitës në parlament, që nuk e votuan Talat Xhaferin për kryeministër janë:

Fadil Zendeli, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku, Kastriot Rexhepi, Afrim Gashi dhe Safije Sadiku Shahini.

Deri te zgjedhja erdhi pas një marrëveshje qysh kohë më parë ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së.