Zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pa shoqërinë civile

Shoqëria Civile kërkon ta monitorojë Komisionin për Përzgjedhjen e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Është institucioni më i lartë juridik në vend, që garanton mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive individuale të garantuara me Kushtetutë.

Gjykatës Kushtetuese në kryerjen e këtij funksioni së shpejti do t’i bashkohet edhe një gjyqtar, që do të zëvendësojë kryetaren aktuale të saj, Arta Ramën Hajrizin.

E pas shqyrtimit të 11 nominimeve, komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese konstatoi se të 11 kandidatët i plotësojnë kushtet.R

Megjithatë këtë proces po kërkojnë që ta monitorojnë edhe nga shoqëria civile.

Mexhide Demolli nga Lëvizja “Fol” thanë se kanë bërë kërkesë që në këtë proces të jenë edhe ata.

Demolli tutje shtoi edhe rëndësinë së pse këto procese duhet të kryhen nën monitorimin edhe të përfaqësuesve të Shoqërisë Civile.

Ndërkohë Adnan Rrustemi kryetar i komisionit  për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese tregon arsyeje se pse në komision mugon shoqëria civile.

Megjithatë Rrustemi thotë se fton secilin anëtarë të shoq risë civile të interesuar për të monitoruar këtë proces të bashkohet.

Ky komision vendosi që testi me shkrim ndaj kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të realizohet më 17 maj 2021, ndërsa intervistimi me gojë më 24 maj 2021.