Kuvendi i Shqipërisë

Zgjati veç 20 minuta, mbyllet seanca e sotme plot kaos në Parlamentin e Shqipërisë

Vetëm 20 minuta ka zgjatur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Mes tymit të gazlotsjellësve dhe karrigeve të mbledhura para foltores, mazhoranca kaloi disa projektligje me 78 vota, të gjitha nga e majta.

Opozita është e vendosur të mos lejojë jetë normale parlamentare deri në plotësimin e kërkesave të saj: Ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.