Zgjatet prapë orari i linjës 4 të Trafikut Urban për shkak të festivalit Sunny Hill

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sonte, nesër dhe pasnesër, Linja 4 e Trafikut Urban do të qarkullojë deri në orën 02:00 të natës.

Nënkryetari Alban Zogaj ka thënë se të gjithë ata që kthehen nga Sunny Hill Festival do të kenë mundësi ta shfrytësojnë autobusin.

Pra zgjatja e orarit të autobusit për këto tri ditë bëhet ekskluzivisht për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që ia mësyjnë Gërmisë për festivalin Sunny Hill.