Brezovicë

Zëvendësministrja e MPJ-së shkon për pushime dimërore me veturë zyrtare (FOTO)

Zyrtarët shtetërorë pothuajse çdo ditë abuzojnë me veturat zyrtarë, duke i shfrytëzuar ato për nevoja personale.

Nuk janë të rralla as rastet kur mediat kanë raportuar se zyrtarët kanë shkuar edhe në plazhet e rajonit me vetura zyrtare.

Tash dimër dhe nëpër plazhe nuk mund të shkojnë, por ata nuk po ia lënë keq shkuarjes edhe nëpër vende ku zakonisht kalohen pushimet shkurtra dimërore.

Ballkani.info ka siguruar një fotografi të një veture zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të bërë këtë të shtunë në Brezovicë.

Sipas informacioneve brenda Qeverisë së Kosovës, kjo veturë i përket zëvendësministres së MPJ-së, Rejhan Vuniqi, e cila si duket veturën zyrtare e shfrytëzon edhe për ta kaluar vikendin në këtë vendpushim dimëror. /Ballkani.info/