Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me zëvendëspresidentin e Këshillit Atlantik, Damon Wilson.
Pas takimit, Ramadani ka folur për Ballkani.info, ku ka thënë se temë diskutimi ka qenë çasja e përbashkët në përgaditjen e Kosovës në raportet integruse.
“Kryesisht kemi biseduar për gatishmërinë e Kosovës në të gjitha nivelet, sidomos në ndërtimin e kapaciteteve për hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë zëvendësministri.
Në fund, Ramadani ka thënë se anëtarësimi në NATO, është objektiv shtetëror dhe aspiratë popullore e Kosovës. /Ballkani.info







