Prekaz

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Turqisë i shoqëruar nga Sveçla bën homazhe në Prekaz

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme (e hënë), së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka falënderuar zëvendësministrin Karaloglu për vizitën e tij në Kosovë e sidomos në Prekaz, si dhe ka shtuar se ”në frymën e bashkëpunimit mes shteteve tona realizojmë aspiratat e përbashkëta për zhvillim të mëtejmë”.

VIDEO BONUS: Serbët në Mitrovicë të Veriut protestojnë kundër ndalimit të dinarit