Zëvendëskryeministri Tahiri thotë se rruga e vetme e Kosovës është anëtarësimi në BE

Grupi i Veçantë për Reformën e Administratës Publike, ka mbetur mbledhjen e radhës.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se rruga që e pret Kosovën është anëtarësim i plotë në Bashkimi Evropian.

“Kemi parë për herë të parë në praktik procesin e rekrutimit online. Kur bëhet fjalë për vullnetin politik kryeministri Hoti dhe ministri Veliu kanë treguar përkushtim në këtë proces”.

“E vlerësojmë shumë punën e BE-së, rruga jonë përpara është rruga drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

Ministri i MPB-së, Agim Veliu  ka thënë se rezultatet në vitin 2019 në qasjet reformuese nuk kanë qenë të kënaqshme gjë që e ka penguar edhe procesi zgjedhor.

Veliu ka thënë se Qeveria do të investojë mbi 1 milion euro në ndërtimin e një qendre për rekrutim.

“Ajo çka e bënë këtë takim të rëndësishëm është se për herët. të parë vendet anëtarë të BE-së po e ndjekin këtë diskutim. Kosova si vendet e tjera është përballur me sfida  me Covid-19, por nuk ka qenë e vetme”.

“Mbështetja nga BE-ja për reformën e administratës publike ka vazhduar në kuadër të reformës sektoriale, dhe komisioni tashmë ka kontribuar 11.5 milionë euro”.

“Rezultatet për vitin 2019 në arritje të qasjeve reformuese nuk kanë qenë të kënaqshme sepse edhe zgjedhjet e kanë vonua procesin e administratës qeveria do të investojë mbi 1 milion euro në ndërtimin e një qendre për rekrutim”.

David Cullen, shef i Njësisë nga Drejtoria e Përgjithshëm nga Komisioni Evropian ka shtuar se një vend vuaj nga reformat e dobëta, raporton EO.

“Një njoftim tjetër ishte edhe lansimi i përbashkët t’i agjendës të përbashkët evropiane. Gjithkush vuan nga reforma e dobët dhe ka shumë aspekte teknike që duhet të përgatiten, popullsia  do të krijojë një biznes lehtësisht dhe jo të presin shumë gjatë”.