Shkrimtarja

“Zëri i mbytur i gruas” , rrëfim ekskluziv i të mbijetuarës së dhunës seksuale

“Endem e sfilitem, qaj e merzitem por prap po jetoj”, janë këto fjalët e njërës nga të mbijetuat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, rrëfimin e së cilës e sjellë shkrimtarja Marigona Krasniqi përmes romanit “Zëri i mbytur i Gruas”.

Në këtë roman shkrimtarja tregon për vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë luftës së fundit, duke u fokusuar te sakrificat e grave e vajzave kosovare disa nga të cilat i dhanë fund jetës me dëshirë për të mos u bërë “gjah” i tyre, e disa ishin viktima të brutalitetit seksual që u ushtrua mbi to.

Lufta e fundit në Kosovë, siç dëshmojnë edhe raportet nga organizata të ndryshme, kishte rreth 20.000 vajza e gra të dhunuara seksualisht nga forcat serbe, e që sot njihen si viktima të dhunës seksuale. Pjesë nga recensioni: NËN PETKUN E LOTËVE…

Me një stil të veçant të të shkruarit dhe një rrëfim sa prekës aq të vërtetë, ky roman të bën për vete qysh në rreshtat e parë, duke të nxitur t’a lexosh të tërin me një frymë. Përdorimi i figurave si tropet, leksiku, krahasimi, dhe elementeve të tjera stilistike në një rrëfim real, e bën këtë roman unik dhe me një pritshmëri të madhe.

Dashuria e madhe për atëdheun gufon në shpirtin luftarak të Marigonës, e cila me shumë gjallëri rrëfen për vuajtjet e popullit të Kosovës (duke veçuar periudhën e luftës 1998-1999), dhe rezistencën që ky popull ka bërë ndër vite. Përmes kryqëzimit të gjeneratave, duke i’u dhënë referencë të kaluarën, i stimulon të rinjtë t’a duan vendin, të arsimohen e të punojnë për të ardhmen. Karakteri i femrës kosovare ngritet në piedestalin më të lartë për nderin e saj, menqurinë, respektin e dashurinë ndaj familjes e atëdheut, por edhe për bukurinë.

Rrëfimi rrënqethës i zonjës Sila nuk mund të kalohet pa emocione e lot. Një grua e ndershme dhe e lumtur bie viktimë e një jetë plotë vuajtje e paragjykime. Sila ishte njëra nga viktmat e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë. Në banesën që gjykohej të ishte e errët dhe e frikshme sikurse pamja e saj, Sila jetonte fillikat. Ajo nuk ishte shëruar akoma nga traumat dhe mizoria e asaj kohe, por mirësia e shpirtit të pastër ishte ende gjallë. Në një botë plotë paragjykime autorja tregon se si ruhet shoqëria e vërtetë, dashuria për njëri-tjetrin.

Këtë e paraqesin më së miri personazhet e librit Sumeja dhe Melisa. Përmes tyre autorja shpalosë botën e pastër shpirtërore dhe dashurinë e sinqertë. Krahas studimeve, vajzat e reja që jetonin përballë Silës kishin një mision: Të zgjidhnin misterin e jetës së zonjës Sila.

Një rrëfim i jashtzakonshëm i autores për sfidat dhe pengesat nëpër të cilat kaluan vajzat për t’a zbuluar të vërtetën dhe për t’a ndihmuar një grua të vetme.

Me stilin e saj autorja shpesh din t’a mbajë në kurreshtje lexuesin duke e zhvendosur atë nga ngjarja kryesore në një tjetër jo më pak interesante. Nga një ngjarje e dhimbshme dhe emocionale me satirën e saj e tërheq lexuesin në një ambient tjetër relaksues. Një përshkrim i mrekullueshëm i bukurive natyrore të Kosovës nxitë imagjinatën e lexuesit të udhëtojë në ato vende duke përjetuar ndjesinë e të qenurit aty.

Aq bukur arrinë t’a ndërlidhë imagjinaren me realen, duke ndërtuar kështu një vepër të vërtetë artistike.