Deputeti i LSDM

Zeqiri: VMRO-DPMNE të tregojë nëse është për BE dhe NATO

Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickovski duhet të dalin nga matrica e Nikolla Gruevskit dhe të shprehen qartë nëse janë për BE dhe NATO ose janë kundër.

Këtë sot e deklaroi nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri.

“Përzgjedhja është e qartë. Vendimi është ose BE dhe NATO ose izolim dhe pasiguri. Nëse janë për BE dhe NATO është momenti kur duhet të heqin dorë nga kërkesa për amnisti për Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët dhe t’i ftojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të Kuvendit”, tha Zeqiri.

Ai theksoi se asnjëherë më parë në 20 vitet e kaluara asnjë ide politike nuk ka marrë mbështetje as të madhe nga qytetarët dhe shtoi se ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët dhe shtoi se mbi 600 mijë qytetarë kanë dërguar mesazh të qartë se janë për të ardhmen në BE dhe NATO.

“Tani është momenti që të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së, ta përcjellin këtë vullnet të shprehur qartë të mbi 600 mijë qytetarëve për anëtarësim në BE dhe NATO”, theksoi Zeqiri.

Shtoi se të gjithë parametrat ekonomikë në mënyrë precize tregojnë se procesi i afrimit në BE dhe NATO ndikon pozitivisht mbi ekonominë.

Zeqiri theksoi se janë në komunikim të përhershëm me deputetët e VMRO-DPMNE-së me qëllim që të sigurojë dy të tretën e shumicës, ndërsa kur do të ketë informacion konkret do të komunikohet në opinion.

Në pyetjen nëse do të bisedojë edhe me Gruevskin, u përgjigj se Gruevski “do të përfundoj atje ku duhet të përfundojë konform vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit dhe vota e tij nuk nevojitet.