Zeqiri e mbyll edicionin me dy gola

Futbollisti i ri Andi Zeqiri e ka mbyllur edicionin në Kategorinë e Dytë të Zvicrës me dy gola. Zeqiri shënoi dy herë në fitoren 5:3 të Lausannes ndaj Willit.

Ai po ashtu ka asistuar edhe dy gola. Për Lausannen ka shënuar gol edhe Aldin Turkes, ndërsa për Willin shënoi gol dhe asistoi Valon Fazliu.

Lausanne e ka përfunduar edicionin në pozitën e parë me 73 pikë dhe është ngjitur në elitën e futbollit të Zvicrës.

Zeqiri 21-vjeçar këtë edicion e ka përfunduar me 17 gola e tetë asistime në Kategorinë e Dytë. Po ashtu i ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në Kupën e Zvicrës.

Zeqiri më herët ishte raportuar se ka pranuar ftesën e Kosovës, ndërsa po ashtu është në bisedime për të luajtur për Kosovën edhe Turkes.