Zeniti bën ofertë marramendëse për Lacazette

Agjenti i Alexandre Lacazette ka treguar se futbollisti ka një kaluzolë lirimi prej 61 milionë funtesh andaj ka shanse që futbollisti të transferohet te Zenit.

Lacazette ka shënuar në dy ndeshje në këtë sezon kurse tani është duke pushuar për shkak të një lëndimi në këmbë.

Agjenti tregoi se ai i ka thënë Zenitit: “Unë i thashë atij që mund të negociosh me Arsenalin. Jam i sigurt se ata do të jenë të gatshëm të pranojnë diçka midis 50 milionë dhe 55 milionë €. Paga e tij do të ishte 7-8 milionë euro pas taksës”.

Mirëpo skuadra londineze nuk është e interesuar të shesë atë sepse është një ndër lojtarët kryesor, por ndoshta një ofertë e mirë mund të ndryshonte çdo gjë.

loading…