Zeneli flet për përballjen me Ibrahimoviçin

Kosova e nis nesër kampanjën për kualifikimin në Kampionat Botëror, ndërsa përballë do ta ketë kombëtaren e Suedisë.

Para ndeshjes, “Dardanët” po mbajnë një konferencë për media.

Arbër Zeneli tha se Ibrahimovic ka hapur shumë dyer në Suedi për lojtarët e rinj.

Po jam i lumtur që Ibrahimovic po luan, ai ka hapur shumë dyer në Suedi për ne lojtarët e ri që kemi filluar karrierat atje. Është një mundësi e mirë, kjo është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierë, Ibra është idol për mua” – tha Zeneli.

Pas ndeshjes me Suedinë, Kosova do të udhëtojë për t’u përballur me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2022.